Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Zjarr me përmasa të mëdha në Belsh, përfshihen sipërfaqe me ullinj dhe agrume

Lapsi.al 4 August 2022
Zjarr me përmasa të mëdha në Belsh, përfshihen

Mesditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe mjaft të madhe me ullinj dhe agrume në fshatin Dëshiran të Bashkisë Belsh.

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve në të gjitha drejtimet duke djegur në pak kohë disa hektarë me ullishta dhe agrume.

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë mobilizuar forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Belsh, Kuçovë e Cërrik. Në ndihmë të tyre në terren janë edhe dhjetëra banorë të zonës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Ndërkaq sipas z.Arif Tafani, Kryebashkiakut të Belshit situata për momentin është mjaft problematike, por po punohet maksimalisht për vënien e saj nën kontroll të plotë sa më shpejt.

Sipas z.Tafani vatra e zjarrit ishte shumë pranë banesave, por falë punës së jashtëzakonshme të shërbimit zjarrfikës të Belshit e Cërrikut u neutralizua përhapja më tej.

Gjithashtu iu është bërë thirrje banorëve të zonës për t’u mobilizuar të gjithë për të kontribuar në përballimin me sukses të kësaj situate.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI