Flash

Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit zhvendosen drejt kryeministrisë

Lapsi.al 4 August 2022
Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit zhvendosen drejt kryeministrisë

Shoqëria civile dhe qytetarët që janë mbledhur para ministrisë së Brendshme për të protestuar për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit po zhvendosen drejt kryeministrisë.

“Këtu njerëzit po ikin çdo ditë se nuk ka siguri. Duhen shkarkuar të gjithë. Si mund të jepet 5 vjet burg për atë rrugaç, duhet burg përjetë”-tha një nga protestuesit.

Kujtojmë se ngjarja në plazhin e Himarës ka tronditur mbarë vendin, ku një drejtues policie përplasi për vdekje në breg të detit vogëlushen 7-vjeçare. Kërkesa kryesore e protestuesve sot është të shkarkohen nga detyra ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit, si dhe autori të marrë dënimin maksimal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI