Flash

Sylvester Stallone shpërthen kundër spinoff të Rocky

Lapsi.al 4 August 2022
Sylvester Stallone shpërthen kundër spinoff të Rocky

Sylvester Stallone,  i cili krijoi dhe portretizoi boksierin e famshëm Rocky Balboa në filmin ikonik të 1976 Rocky dhe vazhdimet e tij pasuese - shpërtheu ndaj  spinoff-it,  dhe sulmoi producentin ,Irvin Winkler.

" IRWIN WINKLER, ky prodhues patetik 94 vjeçar dhe fëmijnët e tij , Charles dhe David, po risjellin një personazhtë mrekullueshëm që kam krijuar pa më thënë", shkroi ai në Instagram.

Duke e quajtur idenë e spinoff-it " zemërthyese", Stallone, akuzoi gjithashtu, Dolph Lundgren. Pasi një artikull në The Wrap raportoi se aktori do të përsëriste rolin e tij si boksieri rus Ivan Drago në spinoff-in e ardhshëm, Stallone iu referua mikut të tij si "parazit".

“U kërkoj falje fansave, kurrë nuk kam dashur që personazhet ROCKY të shfrytëzohen nga këta parazitë”, vazhdoi ai. "Meqë ra fjala, unë dikur nuk kisha asgjë tjetër veçse respekt për Dolph, por ai nuk më tha  se çfarë po ndodhte pas shpinës sime me personazhin që krijova për të!!! Shokët e vërtetë janë më të çmuar se ari."

Pas kritikave të aktorit, Lundgren reagoi në Instagram rreth vazhdimit  të mundshëm të Drago.

“Nuk ka asnjë skenar të miratuar, asnjë marrëveshje, asnjë regjisor dhe unë personalisht kisha përshtypjen se shoku im Sly Stallone ishte përfshirë si producent apo edhe si aktor”, shkroi ai , së bashku me foton e të dyve.

Kjo nuk është hera e parë që Stallone është shprehur në lidhje me dëshirën e tij për të pasur kontroll mbi ekskluzivitetin. Në vitin 2019, ai zbuloi për Variety se  kishte "zero pronësi" të ekskluzivitetit dhe u pendua që nuk bëri presion mjaftueshëm kur negocioi marrëveshjen për filmin origjinal.

Aktori- i cili fitoi një çmim Oscar dhe nominime Golden Globe për filmin origjinal Rocky si për aktorin më të mirë ashtu edhe për skenarin më të mirë origjinal - përsëriti rolin e tij në vazhdimin Creed në 2015 dhe Creed II tre vjet më vonë. Pjesa tjetër e Creed, pa pjesëmarrjen e tij do të shfaqet premierë në mars 2023./Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Chris Rock po merr kohën e tij kur është fjala për të folur me Will Smith. Pas publikimit të videos së faljes së Smith , e cila erdhi katër muaj pasi ai godi...

13:40

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI