Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Stoltenberg: NATO gati të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti

Lapsi.al 4 August 2022
Stoltenberg: NATO gati të ndërhyjë në Kosovë nëse

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur qëndrimin se misioni i KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse “rrezikohet stabiliteti”. Këto deklarata ai i bëri më 3 gusht gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin bisedoi lidhur me tensionet e fundit në veriun e Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes demokracisë. Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, tha Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Lëshimi i dokumenteve parashihet në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 2011 në kuadër të dialogut. Që atëherë, Serbia lëshon dokumente të tilla për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq, po ashtu është shtyrë zbatimi i vendimit që ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.

Ndërkaq, Presidenca serbe tha se Vuçiç e ka informuar Stoltenbergun lidhur me “aktivitetet e Prishtinës që rritën frikën dhe shkaktuan trazira në mesin e qytetarëve serbë”. Në njoftim nuk u tha se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë”, u tha në njoftim.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk e ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Stoltenberg më 2 gusht kishte zhvilluar një bisedë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës u tha se Kurti e ka informuar shefin e NATO-s për vendimet e marra, por edhe ka ngritur shqetësimin për fushatë dezinformuese lidhur me këto vendime.

“Kryeministri Kurti e informoi sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se mediat e kontrolluara nga Qeveria e Serbisë kanë zbatuar një fushatë dezinformimi gjatë muajit të fundit, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë të rreme dhe negative për këto masa në ardhje. Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin”, u tha në njoftim.

Ndryshe, më 31 korrik, në ditën kur u vendosën barrikadat në veri, NATO kishte paralajmëruar se ishte e përgatitur që të ndërhynte në Kosovë nëse tensionet do të rrezikonin stabilitetin në Kosovë./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI