Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore

Lapsi.al 4 August 2022
Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt.

“Është në interesin tonë që ky lloj i politikës së agresionit të mos ketë sukses”, tha Stoltenberg.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai dhe shtoi se “çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme, por situata do të ishte edhe më e keqe nëse do të kishte një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.

Stoltenberg edhe një herë përsëriti qëndrimi se aleanca është e vendosur që të mbrojë të 30 shtetet anëtare.

“Nëse presidenti [rus, Vladimir] Putin nëse mendon të bëjë diçka të ngjashme ndaj një shteti të NATO-s, siç ka vepruar kundër Gjeorgjisë, Moldavisë apo edhe ndaj Ukrainës, atëherë të gjitha shtetet e NATO-s do të përfshiheshin menjëherë”, tha Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë më herët ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të kërkojnë anëtarësim në NATO. Deri më tani, 23 nga 30 shtetet anëtare kanë ratifikuar kërkesën për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, një shteti të pavarur dhe demokratik me mbi 40 milionë banorë, por po ashtu është sulm ndaj vlerave tona dhe rregullit botëror që ne duam”, tha shefi i NATO-s.

Pas pushtimi rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO.

Përmes një procesi të përshpejtuar, Senati amerikan votoi më 3 gusht në favor të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në aleancë. Deri më tani, 23 shtete anëtare kanë ratifikuar kërkesën e këtyre dy shteteve nordike.

Turqia kishte kundërshtuar anëtarësimin e Helsinkit dhe Stokholmit në aleancë, duke thënë se këto dy shtete strehojnë kundërshtarë të Qeverisë turke, që Ankaraja i cilëson si “terroristë”.

Por, më pas Turqia u pajtua që të krijohej një komitet i posaçëm dhe zyrtarët e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë do të takohen gjatë këtij muaji për të parë nëse këto dy shtete aspiruese kanë plotësuar kushtet e paraqitura nga Ankaraja./REL/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI