Flash

Skandali te Tatimet, Ceno Klosi merr këshilltar ortakun e vëllait në biznes

Lapsi.al 4 August 2022
Skandali te Tatimet, Ceno Klosi merr këshilltar ortakun e vëllait

Faktet e publikuara mbi pasurinë e pajustifikuar të drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi, dhënia e parave me fajde, transaksionet e dyshimta, blerja e apartamenteve e vilave me vlera marramendëse vazhdojnë ende të qëndrojnë në vesh të shurdhët.

Por përballë heshtjes se atyre që kanë detyrimin ligjor për të reaguar, vijojnë të zbulohen të tjera skandale që implikojnë drejtpërdrejt kreun e Tatimeve, Ceno Klosi.

Nepotizmi ne zyrat e Tatimeve është i pastër. Personat e emëruar ne poste të rëndësishme janë në konflikt të pastër interesi dhe dëmtojnë rëndë seriozitetin dhe efikasitetin e institucionit te drejtuar nga Ceno Klosi.

“News24” ka zbuluar se Mikel Lesaj, i emëruar këshilltar i Ceno Klosit ne 28 janar 2022, rezulton te jete ortak ne biznes me vëllain e kreut te tatimeve, Genti Klosi. Behet fjale për një bar restorant ne kodrat e Liqenit Artificial, i cili sipas dokumenteve te Qendrës Kombëtare te Biznesit ishte ne pronësi të ortakeve Mikel Lesaj dhe Genti Klosi, deri në momentin e emërimit si këshilltar i Ceno Klosit.

Dy muaj pasi mori detyrën ne drejtorin e Tatimeve, Mikel Lesaj u kujdes te fshinte gjurmët dhe aksionet e tij ne biznes ja dhuroi Genti Klosit. Por dhurimi duket se shërben vetëm për letra, pasi ne rrjetet sociale Lesaj vijon të mbështesë e të reklamoje restorantin qe i dhuroi vëllait të shefit të tij.

“News24” disponon prova te tjera që vërtetojnë nepotizmin ne institucionin e drejtuar nga Ceno Klosi, te cilat do t’i publikoje ne ditët në vijim.

Taksat e tatimet e qytetareve shqiptare janë në dorën e një njeriu pa integritet i cili është pasuruar në mënyrë te dyshimte dhe po shfrytëzon çdo mjet për t’u pasuruar edhe më tepër me postin që i ka dhënë kryeministri Rama./ News24

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI