Flash

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj

Lapsi.al 4 August 2022
Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë,

Ministria e financave po përgatitet të marrë në administrim disa njësi të pushtetit vendor, të cilat janë në faliment për shkak të mungesës së aftësisë paguese.

Financat ne mënyre zyrtare shpallen kriteret e përzgjedhjes dhe fillimin e procesit të aplikimit për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVQV-ve) që mund të jenë në kushtet e vështirësive serioze financiare apo paaftësisë paguese.

Ministria e Financave ka shpallur një konkurs me disa kritere për personat që do të marrin në administrim njësitë e pushtetit vendor.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një takim që zhvilloi më herët me kryetarët e bashkive bëri me dije se, në vështirësi financiare serioze paraqiten Bashkia e Vorës dhe ajo e Kavajës.

Ibrahimaj ju la afat bashkive me probleme financiare deri më datë 15 korrik për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave, por duket se bashkitë nuk e morën seriozisht këtë paralajmërim.

Një javë më vonë me 22 korrik Ministria e Financave shpalli konkursin për administratorët që do marrin në dorë qeverisje reale të bashkive në faliment.

Sipas kritereve që ka vënë Ministria e Financave, aplikanti për administrator duhet të jetë i arsimuar në shkencat ekonomike ose juridike me master shkencor, të ketë së paku 10 vite eksperiencë në administratën publike, të ketë njohuri të thelluara në fushën e menaxhimit të financave publike në nivel vendor dhe gjithashtu nuk duhet të ketë konflikt interesi me njësitë e qeverisjes vendore. Personat e interesuar mund të aplikojnë deri në fund të muajit gusht.

Pak ditë më parë në një takim me kryetarët e Bashkive Kryeministri Rama i paralajmëroi, se do nisë një fazë shtrëngimi, ku nuk do të ketë më tolerancë për bashkitë që thellojnë më tej borxhin. Ai paralajmëroi se bashkitë që nuk kanë disiplinë financiare do të merren nën administrim.

Më herët parlamenti ka miratuar një kuadër ligjor, i cili ka përcaktuar kriteret që e klasifikojnë një bashki në vështirësi financiare dhe rastet kur këto bashki merren në administrim nga Qeveria qendrore, e cila duket se ka nisur procesin e emërimit të administratorëve të rinj për këto bashki.// Monitor

https://www.monitor.al/qeveria-ben-gati-falimentin-e-bashkive-ne-krize-shpall-konkursin-per-administratoret-e-rinj/

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI