Flash

Meta në protestë: Mjafton të ikë Edi Rama

Lapsi.al 4 August 2022
Meta në protestë: Mjafton të ikë Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit për 7-vjeçaren që humbi jetën në Potam të Himarës.

“Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon.

Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. 

Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës.

Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme”, tha ai.

Mjafton një dorëheqje e Edi Ramës dhe mendoj se çështja është më e thjeshtë, më mirë të kemi një dorëheqje se të kemi tre. Sepse edhe ata të tjerët, aty brenda janë.

Këtu kemi të bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ky vend dreqi ku po rritim fëmijët

Ishte vetëm 7 vjeç dhe humbi jetën... Nga të paktat herë kur në dreq zanati që kam të dridhen duart të shkruash një lajm. Më shkon në mendje që dhe vajza ime ka...

23:35

Zbulohet e dashura modele e Karim Benzemasë

Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzemasë dhe Jordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi p...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI