Flash

Lumë kritikash për aktoren që portretizon Marilyn Monroe

Lapsi.al 4 August 2022
Lumë kritikash për aktoren që portretizon Marilyn Monroe

Ana de Armas, aktorja që luan Marilyn Monroe në filmin “Blonde”, është pushtuar nga një lumë kritikash për theksin e saj. Shumë kritikë filmi, por edhe fansa kanë mendimin se De Armas nuk e portretizon si duhet aktoren.

Filmi biografik për Monroe është bazuar në romanin e Joyce Carol Oates dhe përshkruan rrugëtimin drejt famës së Monroe. “Blonde” do të publikohet nga Netflix, më 28 shtator.

Pas publikimit të trailerit, në fund të korrikut, disa vëzhgues thanë se mund të kuptonin lehtësisht theksin spanjoll të De Armas në interpretimin e saj të Monroe.

De Armas ka lindur në Kubë dhe ka aktruar në Spanjë përpara se të transferohej në Hollyëood. Në një intervistë për “Times” vitin e kaluar, De Armas foli për luftën për të përsosur theksin e Monroe, madje theksoi se iu deshën nëntë muaj stërvitje dialekti: “M’u deshën nëntë muaj stërvitje dhe praktikë dialektesh. Ishte një torturë e madhe, rraskapitëse”.

Ndërkohë, shumë aktorë të njohur, kolegë të De Armas, kanë dalë në mbrojtje të saj, madje edhe e kanë vlerësuar të jashtëzakonshëm interpretimin e saj.

Të këshilluara

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me di...

10:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI