Flash

Dalin në ankand bizhuteritë e Elvis Presley

Lapsi.al 4 August 2022
Dalin në ankand bizhuteritë e Elvis Presley

Ekspertët dhe historianët e Elvis Presley kanë ditur prej kohësh për një koleksion bizhuterish që këngëtari i dha menaxherit të tij, Tom Parker.

Si koleksionistët ashtu edhe fansat kanë shpenzuar dekada duke kërkuar për sendet, të cilat mendohej se kishin humbur. Falë Brigitte Kruse, themeluese dhe CEO e GWS Auctions, e cila gjeti dhe montoi pjesët, ato tani mund të shihen së bashku për herë të parë.

Dyqind artikuj, duke përfshirë unaza ari,orë dhe zinxhirë, do të dalin në ankand më 27 gusht.Në ankand do të përfshihet gjithashtu kitara e luajtur nga Presley gjatë speciales së tij të famshme televizive të vitit 1968.

Ish-gruaja e Presley-t, Priscilla, ka punuar me Kruse në koleksion, megjithëse ajo nuk zotëron asnjë nga pjesët.

“Epo, sigurisht që zgjon kujtime”, tha Priscilla Presley për Reuters.

Ajo shtoi se ish-bashkëshorti i saj vazhdimisht blinte ose porosiste bizhuteri për Parkerin, sepse menaxheri tashmë kishte gjithçka që i nevojitej dhe Presley nuk dinte çfarë t'i blinte tjetër.

Pricilla tregoi gjithashtu se e mbështeti ankandin pjesërisht sepse ishte lodhur duke parë kaq shumë artefakte të rreme të Elvisit për shitje.

"Ka kaq shumë produkte atje që nuk janë aspak autentike dhe kjo më shqetëson mua," tha ajo."Dua të di me siguri se kjo do t'i shkojë dikujt që do të kujdeset për to."/Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Chris Rock po merr kohën e tij kur është fjala për të folur me Will Smith. Pas publikimit të videos së faljes së Smith , e cila erdhi katër muaj pasi ai godi...

13:40

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI