Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Berisha: Në protestë do të jem si qytetar

Lapsi.al 4 August 2022
Berisha: Në protestë do të jem si qytetar

“Rama në vend të shkarkojë me urgjencë ministrin Çuçi u vërsulet gazetarëve”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, ndërsa zhvilloi këtë të enjte një vizitë ngushëllimi në familjen e vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit në Himarës.

Berisha gjithashtu u shpreh se do të jetë i pranishëm si qytetar, duke shtuar se protesta është e qytetarëve.

“Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë, vampirë mediatikë dhe politikë, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë ndaj këtij krimi horror por po të hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është xhelati që vrau fëmijën në vendin më të sigurt, bashkë me të atin ishte ajo aty. Vampirë janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë se kryeministri i vendit në vend se të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, u vërsulet gazetarëve, politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë, pra tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë. Unë shfrytëzoj rastin të shpreh dhe një herë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij që konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror që do të trondiste çdo vend në botë me horribilitetin e tij. Patjetër do jem në protestë, si qytetar, protesta është e qytetarëve, unë PD dhe demokratët do jenë në protestë si qytetarë, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI