Flash

"Nuk e vrau varka, por shteti"/ Protestë qytetare për 7-vjeçaren në Himarë

Lapsi.al 3 August 2022
"Nuk e vrau varka, por shteti"/ Protestë qytetare për

Ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00 është thirrur një protestë qytetare para Ministrisë së Brendshme. Ideja e protestës ka lindur nga indinjata pas humbjes së jetës së vogëlushes që u godit nga skafi i drejtuar nga ish shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase.

PD e ka mbështetur protestën dhe në një mesazh për qytetarët u shpreh: Partia Demokratike inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’

Në njoftim theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficierit të lartë të policisë, Arjan Tase.

"Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro" - thuhet në njoftimin e PD.

Nuk e vrau varka por shteti"/ Njoftohet data e protestë te ministria Brendshme - Gazeta Standard Online

 

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Mukje të Krujës

Një vater zjarri eshte shfaqur mbremjen e se martes ne pjesen malore te fshatit Mukje të Krujes. Ne ndihme te zjarrfikesve te Krujes kane shkuar edhe ato të...

23:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI