Flash

Mbi 43 mijë euro cash në makinë, arrestohet për pastrim parash 21-vjeçari

Lapsi.al 3 August 2022
Mbi 43 mijë euro cash në makinë, arrestohet për pastrim

Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, arrestohet një 21-vjeçar në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin Marjus Proko, 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI