Flash

Mashtrimi në WhatsApp/ Si të mbroheni nga hileja më e fundit

Lapsi.al 3 August 2022
Mashtrimi në WhatsApp/ Si të mbroheni nga hileja më e fundit

Policia britanike ka dhënë alarmin se në rrjetet sociale ka nisur një mashtrim i ri nëpërmjet rrjetit WhatsApp që vetëm këtë vit ka zhvatur mbi 1.5 milionë paund.

Mashtruesit hiqen si një mik apo anëtar i familjes në nevojë duke u kërkuar para njerëzve të panjohur.

Zakonisht ata pretendojnë se janë një anëtar i familjes dhe zakonisht e fillojnë bisedën me fjalët: "Përshëndetje mama" ose "Përshëndetje babi". Në këtë mënyrë prindërit mendojnë se po flasin me fëmijët e tyre.

 

Në raste të tjera përdorin justifikime sikur po dërgojnë mesazhe nga numri i një shoku ose një numër i ri telefoni ose sepse u ka humbur telefoni dhe tashmë kanë marrë një tjetër. Më pas kërkojnë para për të paguar një faturë.

“Nëse merrni një mesazh të tillë nga një mik ose anëtar i familjes, mos dërgoni para derisa të keni mundësinë t'i telefononi dhe të konfirmoni identitetin e tyre” – tha inspektori Craig Mullish nga policia e Londrës.

“NDALONI. MENDONI. TELEFONONI. Nëse një anëtar i familjes ose mik bën një kërkesë të pazakontë në WhatsApp, telefononi gjithmonë personin për të konfirmuar identitetin e tij.

Ju mund të raportoni mesazhe të padëshiruara ose të bllokoni brenda WhatsApp. Asnjëherë mos e ndani kodin e aktivizimit të llogarisë suaj (është kodi 6 shifror që merrni me SMS)” – janë disa nga këshillat e ekspertëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet e dashura modele e Karim Benzemasë

Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzemasë dhe Jordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi p...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI