Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Marshim-homazh për Jonadën 7-vjeçare në Shëngjin, dhjetëra qytetarë me lule dhe qirinj në duar

Lapsi.al 3 August 2022
Marshim-homazh për Jonadën 7-vjeçare në Shëngjin,

Disa dhjetëra qytetarë të zonës së Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për një marshim homazh në Shëngjin, në përkujtim të vogëlushes Jonada Avdia që gjeti vdekjen në plazhin e Potamit, ku u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

Nisja e qytetarëve përkrah anëtarëve të Dioqezës së Lezhës dhe Rrëshenit u bë nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit.

Marshimi nisi në orën 19:00, ndërsa në breg të detit u ndezën qirinj dhe është thënë një lutje nga të pranishmit për vogëlushen që sipas Dom Gjergjit humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.

“At, ai është Ati i të gjithë neve dhe Ati i Jonadës së Vogël që humbi jetën por edhe lutja për familjen e saj”, tha Dom Gjergj Meta para thënies së lutjes për 7-vjeçaren.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/VID-20220803-WA0018.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/VID-20220803-WA0019.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/VID-20220803-WA0020.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI