Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

KQZ: Të drejtë vote çdo shqiptar që ka jetuar më shumë se 3 muaj pa ndërprerje jashtë vendit

Lapsi.al 3 August 2022
KQZ: Të drejtë vote çdo shqiptar që ka jetuar më

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregullat për regjistrimin e zgjedhësve të cilët do të votojnë nga jashtë vendit.  Sipas dokumentit të miratuar nga Komisioni të drejtë vote do të ketë cdo shqiptar që jeton jashtë vendit për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje.

Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të republikës së shqipërisë”, nga këtu e vijim në këtë vendim i referuar si “votues nga jashtë”, ka të drejtë të votojë atje ku ai ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim, thuhet ne dokumentin e KQZ.

Sipas vendimit procedura për regjistrimin e votuesëve nis jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

"Procedura për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e votuesve nga jashtë fillon jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës për zgjedhjet për Kuvendin dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.", shkruhet në dokument. 

Kërkesa për regjistrimmund të bëhet nga vetë votuesi në faqen zyrtare online apo aplikacionin e KQZ-së.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës do të vijojnë të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave do të ketë në zonat malore...

07:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI