Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Kina mban të rrethuar Tajvanin, vizita e Pelosit në ishull rriti tensionet

Lapsi.al 3 August 2022
Kina mban të rrethuar Tajvanin, vizita e Pelosit në ishull rriti

Pas një vizite gati një ditore Nancy Pelosi u largua nga Tajvani, por ikja e saj nuk e qetësoi Kinën, e cila e ka rrethuar ishullin e vetëqevrisur nga të gjitha anët, me arsyetimin se po kryen një stërvitje ushtarake, e cila parashikohet të zgjasë edhe për 6 ditë. Në tokë dhe në det Kina ka vendosur një pjesë të mirë të ushtrisë së saj duke kryer manovra tejet te dukshme. Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të. Në një deklaratë të mërkurën, ministri i Jashtëm i Kinës tha se “ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen”, duke iu referuar vizitës së zonjës Pelosi. SHBA duket se po ecën në një litar të ngushtë diplomatik me politikën e saj në Tajvan. Nga njëra anë, ajo i përmbahet politikës “Një Kinë”, e cila njeh vetëm një qeveri kineze, duke i dhënë asaj lidhje formale me Pekinin dhe jo me Tajvanin.

Por ajo gjithashtu mban një marrëdhënie “të fortë jozyrtare” me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur. Në vizitën e saj Pelosi vlerësoi Tajvanin si “frymëzim për të gjithë njerëzit liridashës”. Ajo këmbënguli gjithashtu se “vendimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë aty ishte i hekurt. Udhëtimi i saj , i cili nuk u mbështet nga presidenti Biden, ishte i pari nga një zyrtar kaq i lartë amerikan në 25 vjet.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI