Flash

Kapet me mbi 43 mijë euro në 'Benz', dyshohet se i përfitoi me aktiviteti kriminal

Lapsi.al 3 August 2022
Kapet me mbi 43 mijë euro në 'Benz', dyshohet se i

Një 21-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e tij tip “Benz” janë gjetur 42.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Arrestimi dhe sekuestrimi i parave u bë si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar "Stafeta".

“Është arrestuar në flagrancë 21 vjeçari me inicialet M. P., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz" me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shuma e parave, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Mukje të Krujës

Një vater zjarri eshte shfaqur mbremjen e se martes ne pjesen malore te fshatit Mukje të Krujes. Ne ndihme te zjarrfikesve te Krujes kane shkuar edhe ato të...

23:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI