Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

I mori jetën mësuesit për një vend parkimi, gjykata lë në burg Alban Menerin

Lapsi.al 3 August 2022
I mori jetën mësuesit për një vend parkimi, gjykata lë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 51-vjeçarin Alban Meneri, fqinji që rrahu për vdekje 56-vjeçarin Nikolin Staka. Meneri ka pranuar fajin para trupës gjykuese, por ai ka thënë se kur ka kryer krimin ka qenë i dehur. Ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konflikutar me viktimën.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukuiere. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij. Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeçari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua. Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemorragjisë së brendshme humbi dhe jetën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI