Flash

I kërkojnë dorëheqjen/ Reagon për herë të parë ministrja Kumbaro

Lapsi.al 3 August 2022
I kërkojnë dorëheqjen/ Reagon për herë të

Ka gjetur kohë të reagojë pas më shumë se 24 orësh ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro për atë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë.

Në një postim në Twitter ajo thotë se ngjarja është e rëndë duke bërë përgjegjës personin që kreu krimin.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe?” – shkruan ministrja që nuk thotë asnjë fjalë për kërkesën e opozitës e cila i kërkon asaj dorëheqjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet e dashura modele e Karim Benzemasë

Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzemasë dhe Jordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi p...

15:08

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI