Flash

Chiara Ferragni rrëfen historinë e njohjes me Fedez

Lapsi.al 3 August 2022
Chiara Ferragni rrëfen historinë e njohjes me Fedez

Çifti i momentit në Itali janë me siguri Chiara Ferragni dhe Fedez, kështu ka qenë për shumë vite. Megjithatë, Chiara nuk e kishte treguar kurrë se si e njohu bashkëshortin, njëkohësisht babain e dy fëmijëve të saj.

Megjithatë, Chiara Ferragni ka dhënë detaje në Tik Tok dhe ka treguar, përmes dy videove të veçanta, se si ajo dhe Fedez u njohën.

Takimi i parë i çiftit ka qenë në dhjetor 2015. Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles, e fejuar me një djalë kalifornian, Fedez ishte i lidhur me një vajzë tjetër. Pa patur asnjë qëllim tjetër dyshja u takuan në Milano vetëm për arsye pune: “Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”, tha Chiara.

Me siguri të gjithë e dimë që të dy u afruan falë këngës “I wish but I can’t”, ku Fedez citoi blogeren me shprehjen “Qeni i Chiara Ferragni-t ka papion Vuitton”, por Chiara na i shpjeguar dhe njëherë me detaje situatën

“Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme.”

Pas këtij takimi të parë, asgjë nuk ndodhi, më pas Fedez publikoi këngën e cila është bërë simbol i dashurisë së tyre dhe çifti u rikthye në kontakt përmes Snapchat-it.

Fedez, pa humbur kohë, i kërkoi asaj një takim, në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Pavarësisht se ishte e interesuar, Chiara fillimisht hezitoi, si për shkak të angazhimeve, qoftë për shkak se ka pasur terrorin e paparacëve që mund ta kapnin në shoqërinë e Fedez.

“Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të.”

Takimi i parë i dyshes është zhvilluar në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët: “Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit,” ka përfunduar kështu Chiara tregimin e historisë së saj me Fedez.

Të këshilluara

Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me di...

10:07

Rikthehet Justin Bieber

Justin Bieber u rikthye së fundmi në skenë në Itali në Festivalin Veror Lucca, duke shënuar performancën e tij të parë në gati dy muaj pasi iu desh të anulonte ...

17:13

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI