Flash

Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Lapsi.al 3 August 2022
Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me dije se do moderojë ‘Dancing With the stars’. Ajo ka shkruar se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur ndjekësit nëse janë gati të shohin personazhet e tyre të preferuar në ‘arenën e kërcimit’.

“Një rrugëtim i ri për mua në @topchannelalbania. A jeni gati te shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem ????,”- ka shkruar Bora.

Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe është aluduar se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi. Pjesëmarrja e Borës ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se do të jetë përballë Donald Veshaj. Presim të shohim se si do reagojë çifti gjatë programit, tani që është i sigurt ribashkimi i tyre.

Teksa i afrohemi shtatorit më shumë detaje po zbulohen. Konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit. Përveç Donaldit pjesë e emisionit priten të jenë edhe Ardit Çuni, Vlashent Sata, Ronela Hajati dhe Beniada Nishani.

Të këshilluara

Rikthehet Justin Bieber

Justin Bieber u rikthye së fundmi në skenë në Itali në Festivalin Veror Lucca, duke shënuar performancën e tij të parë në gati dy muaj pasi iu desh të anulonte ...

17:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI