Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Zjarret në vend/ Në muajin korrik u shuan 361 vatra, 21 ende aktive

Lapsi.al 2 August 2022
Zjarret në vend/ Në muajin korrik u shuan 361 vatra, 21 ende aktive

Vetëm gjatë muajit korrik në vendin tonë janë numëruar 361 vatra zjarri, të cilat janë shuar tashmë falë ndërhyrjes së forcave operacionale zjarrfikëse dhe ndërhyrjes nga ajri. Ndërkohë gjate 24 orëve të fundit jaë raportuar 21 vatra zjarri. Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.

361 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit, gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

• Fshati Pecë, bashkia Finiq.

• Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.

• Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë.

• Fshati Ruzhdie, bashkia Patos.

• Fshati Daullas, bashkia Fier.

• Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe.

• Fshati Rrapë, bashkia Pukë.

• Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.

• Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.

• Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.

• Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.

• Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.

• Fshati Metallë, bashkia Shijak.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku ne oret e para te mengjesit ka filluar operacioni nen drejtimin e bashkise shkoder e mbeshtetur me 60 forca nga FA.

• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar ne mesditen e dites se djeshme ne Parkun Kombetar te “Qafe Shtame”, gjate dites se djeshme nuk u be e mundur izolimi I kesaj vatre, dhe ne oret e para te mengjezit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbeshtetur nga efektive te FA dhe nga ajri me helikopter Cougar te MM

• Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rene ne nje siperfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM per fikjen e saj.

• Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim te vatres se shuar dite me pare, ne terren po punojne forcat zjarrfikese te mbeshtetur me 20 efektive te FA.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI