Flash

Zbardhet dëshmia/ Çfarë tha në komisariat polici që goditi 7-vjeçaren në Himarë

Lapsi.al 2 August 2022
Zbardhet dëshmia/ Çfarë tha në komisariat polici që

Zbardhet dëshmia e Arjan Tases, oficerit të policisë i cili goditi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai është marrë në pyetje nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas asaj që raporton News24, Tase ka deklaruar se skafi ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim duke goditur 7-vjeçaren.

Polici është shprehur se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marrë aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait.

Sipas të njëjtave burime ai thotë se dhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Mukje të Krujës

Një vater zjarri eshte shfaqur mbremjen e se martes ne pjesen malore te fshatit Mukje të Krujes. Ne ndihme te zjarrfikesve te Krujes kane shkuar edhe ato të...

23:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI