Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Ndërtuan pa leje dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen tre persona

Lapsi.al 2 August 2022
Ndërtuan pa leje dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi kishin ndërtuar pa leje një mol pluskues në lagjen "Pavarësia 2", Lungomare, ndërsa hidhnin në det materiale inerte. Për këtë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Menaxhimi i mbetjeve" dhe "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve: Farudin  Zykaj  45 vjeç, Gjergji Metushaj 36 vjeç, dhe Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Shtetasit Farudin Zykaj dhe Gjergji Metushaj dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin Lavdi Xhelilaj si shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Pak ditë më parë nga ana e IKMT  është bërë dhe çmontimi i një strukture metalike me të cilën Zykaj dhe Metushaj kishin dëmtuar dhe Lungomaren dhe duke u gjobitur për këtë, por duket se përsëri dy personat ditën e djeshme kanë hedhur në det midis të tjerave materiale të rrezikshme për detin të marra pranë OSHEE-së në qytetin e Vlorës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI