Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Frankfurter Allgemeine Zeitung” bën portretin e Kurtit: Njeriu i reciprocitetit

Lapsi.al 2 August 2022
"Frankfurter Allgemeine Zeitung” bën portretin e Kurtit: Njeriu

Gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka bërë një portret të kryeministrin e Kosovës pas tensioneve të fundit në veri.

Korrespondenti i FAZ për Europën Juglindore, Michael Martens, i ka kushtuar një portret të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në numrin e së martës të gazetës prestigjioze gjermane. Autori thekson se kur në mars të vitit 1975 në Prishtinë u lind Albin Kurti, Kosova ishte “ende pjesë e Serbisë dhe Serbia pjesë e Jugosllavisë. Rinia e Kurtit u karakterizua nga shpërbërja e shtetit jugosllav dhe lufta kundër politikës serbe të aparteidit në Kosovë. Gjatë luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë së përbërë vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi më 1999, ai u arrestua dhe me arsyetime bajate u dënua me 15 vjet burg, mes tjerash për terrorizëm”.

Kur u shpall aktgjykimi, në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi. Por edhe pas dëbimit të tij nga pushteti, Kurti mbeti në burg, u lirua tek pas presionit ndërkombëtar.

“Kam qenë një vit e pesë muaj nën Millosheviqin në burg dhe një vit e dy muaj nën (Vojisllav) Koshtunicën. Pra, Koshtunica ka qenë tre muaj më i mirë se Millosheviqi” – kështu ishte përgjigjur Kurti me sarkazëm gjatë një bisede me “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në vitin 2007. Nga kjo bisedë citon korrespondenti Michael Martens, i cili përshkruan betejën e Kurtit kundër misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Këtë mision Kurti e quante neokolonialist dhe kërkonte shpërbërjen e tij.

Që nga viti 2021, vazhdon “FAZ”, ky veteran i politikës është kryeministër i Kosovës, jo për herë të parë. Një mandat i mëhershëm i tij përfundoi shpejt – formalisht për shkak të mospajtimeve mbi menaxhimin e pandemisë, por në fakt Kurti u rrëzua si pasojë e intrigave të Richard Grenellit, të dërguarit për Ballkan të presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Një ndër motot më të rëndësishme të politikës së jashtme të Kurtit është “reciprociteti”.

Në raport me Serbinë ky politikan mbron imperativin kategorik – Kosova, sipas tij, në çdo aspekt duhet ta trajtojë njëjtë Serbinë ashtu siç e trajton Serbia Kosovën. Tensionet e fundit në kufirin kosovaro-serb kanë të bëjnë edhe me këtë. Kurti dëshiron që autoritetet e Kosovës të mos i pranojnë më dokumentet serbe të identifikimit për shkak se edhe Serbia nuk i pranon ato kosovare. Në të ardhmen serbët do të duhej të pajiseshin me një dokument të përkohshëm kosovar, ngjashëm siç duhet ta bëjnë kosovarët kur duan të hyjnë në Serbi, shkruan gazeta gjermane. “Nën presionin e amerikanëve Kurti e shtyu për një muaj zbatimin e masës. Më së voni në shtator në kufi sërish mund të ngrihet temperatura”, nënvizon “FAZ”.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Pershtati: KOHA.NET

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI