Flash

U mbajtën 72 orë në Rinas/ Anti-terrori dëbon 2 iranianë nga Shqipëria

Lapsi.al 1 August 2022
U mbajtën 72 orë në Rinas/ Anti-terrori dëbon 2

2 iranianë me shtetësi gjermane janë ndaluar nga drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit të hynë në vendin tonë. Burime të lapsi.al thanë se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool janë ndaluar në aeroportin e Rinasit ku kanë qëndruar prej 72 orësh.

Pas verifikimeve atyre u është kërkuar të kthehen mbrapsht në Gjermani. Të njëjtat burime thanë se 2 iranianët e kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve shqiptare për të mos hyrë në vendin tonë.

Shkak për ndalimin e hyrjes së tyre ishte se ata ishin ftuar nga një shoqatë e quajtur “ASILA” e krijuar për të ndihmuar iranianët që jetojnë në Shqipëri. Pjesë e kësaj shoqate janë ata që kanë dezertuar nga kampi MEK në Manzë të Durrësit.

Ky vendim i autoriteteve shqiptare vjen në vazhdën e hetimeve të nisura nga SPAK për një celulë spiunazhi të Iranit në vendin tonë.

Një tjetër zhvillim ka qenë anulimi i një samiti që do të mbahej në Manzë të Durrësit dhe një sulm kibernetik ndaj autoriteteve shqiptare për të cilën dyshohet se mund të fshihen hakera nga Irani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Blindohet ura e Ibrit në Mitrovicë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) janë parë në mbrëmjen e së dielës në Urën e Ibrit në pjesën jug të Mitrovicës. ...

23:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI