Flash

Tensione në veri, reagon Meta: Serbia mbylli kufijtë, Rama mbylli gojën

Lapsi.al 1 August 2022
Tensione në veri, reagon Meta: Serbia mbylli kufijtë, Rama mbylli

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez. Meta tha se sjellja e Serbisë është destabilizuese, duke theksuar se tashmë me këtë që ndodhi në veri të Kosovës, u pa se kush është Ballkani i Hapur. Ish-presidenti deklaroi se teksa Serbia mbylli kufijtë “Rama mbylli gojën”, ndërsa theksoi se Beogradi tashmë duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

"Serbia kërkon ti shmanget përgjegjësive që është e detyruar ti qëndrojë. Ajo bën sikur nuk ekzistojnë me qëllim që të favorizojë një situatë jashtë kontrollit në veri të Kosovës. Se cfarë është Ballkani i Hapur tani është e qartë. Serbia mbylli kufijtë, ky tjetri mbylli gojën dje. Tani është koha që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada sepse është një vend që duhet të përmbushe detyrimet ndaj BE. Kjo është një sjellë destabilizuese që tregon qartë politikën e vërtetë të saj. Nuk e di sesi dikush të bëhet avokat i saj në mes të Tiranës.", tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI