Flash

Kim dhe Kylie bëjnë që Instagram të pezulloj planet për tu bërë si TikTok

Lapsi.al 1 August 2022
Kim dhe Kylie bëjnë që Instagram të pezulloj planet për

Instagram ka pezulluar planet për ta bërë platformën më shumë si rivali i tij TikTok, pas kritikave nga përdoruesit, mes tyre edhe mega-ndikueset Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Instagram është në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta Platforms. Pasi CEO i Instagram tha se planifikonte të orientohej më shumë drejt videove, duket se Meta është nën presion për të performuar pasi Facebook raportoi se humbi përdorues për herë të parë këtë vit. Kompania gjithashtu raportoi një rënie të të ardhurave për herë të parë në historinë e saj.

Jenner dhe Kardashian, të cilat kanë një numër të madh ndjekësish, postuan një mesazh në Instagram, ku shkruhej: “Bëjeni Instagramin sërish Instagram. Ndaloni të përpiqeni ta bëni TikTok. Unë thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi. Sinqerisht, të gjithë.”

Instagram u përpoq të krijonte ndryshime në platformën e tij në mënyrë që të tërheqë përdoruesit më të rinj që mund të jenë të prirur të shkojnë drejt TikTok. Aplikacioni dëshiron që pothuajse të gjitha postimet video më pak se 15 minuta të ndahen automatikisht në formatin Reels.

Ndërsa Facebook dhe Instagram kanë lidhur historikisht njerëzit me përmbajtjen e prodhuar nga miqtë e tyre, TikTok mbështetet në sinjale algoritmike dhe përmbajtje virale për t'u treguar shikuesve postime shumë tërheqëse, pa u mbështetur në rrjetin e miqve.

Klani Kardashian-Jenner ka një ndikim të rëndësishëm në mediat sociale. Sipas Insider, aksionet e Snapchat ranë më shumë se 8% në vitin 2018 pasi Jenner postoi në Twitter se nuk e përdorte më Snapchat sepse nuk i pëlqente ridizajnimi i aplikacionit.

Në atë kohë, Snap humbi më shumë se 1 miliard dollarë në vlerën e tregut.

Meta është në procesin e rinovimit të platformave të saj të mediave sociale me shpresën për të imituar suksesin e TikTok. Rritja e TikTok në vitet e fundit ka qenë meteorike. Vitin e kaluar, ai gjeneroi më shumë të ardhura nga reklamat sesa Snapchat.

Të këshilluara

Britney Spears përfundon shkrimin e librit

Britney Spears thuhet se ka përfunduar së shkruari atë që premton të jetë një bombë e kujtimeve të një njeriu të famshëm – por data e publikimit të tij me sa du...

10:06

Donald Trump shfaqet si kurrë më parë

Disa foto të Donald Trump kanë bërë xhiron në rrjete sociale së fundmi. Ai u pa në turneun LIV Golf totalisht pa grim. Paraqitja e tij e rallë pa grim ka bërë ...

20:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI