Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, vihen në pranga 2 persona

Lapsi.al 1 August 2022
Emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, vihen në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportim të  emigrantëve të paligjshëm, ndërsa një i tretë mundi të arratiset. Blutë arrestuan shtetasit Gentiana Lipo dhe Klorent Larti dhe u shpall në kërkim shtetasi Kostandin Ziu. Policia arriti të identifikojë mjetin që trasportonte emigrantët dhe ka sinjalizuar që të ndalojë. Në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, Korçë, për shkak të shpejtësisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, pasi ka vënë re se ishte akoma nën ndjekjen e policisë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet nga vendngjarja. Në automjetin e braktisur u gjetën shtetasja Lipo, e cila u arrestua nga Policia, si dhe 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua edhe shtetasi Klorent Larti, i cili është afruar në vendin e ngjarjes dhe është konfliktuar me punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për t'u larguar dhe duke i kundërshtuar me dhunë ata.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja Gentiana Lipo dhe shtetasi Klorent Larti janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Po vijon puna për kapjen e shtetasit Kostandin Ziut dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

Të këshilluara

Zjarr në një karburant në Durrës

Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 të qytetit. Burime nga policia bëjnë...

15:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI