Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Vendosja e reciprocitetit, reagon Kurti: Nuk ka vend për tension, po bëhet diçka legale

Lapsi.al 31 July 2022
Vendosja e reciprocitetit, reagon Kurti: Nuk ka vend për tension, po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për çështjen e reciprocitetit që do të nis nesër me Serbinë, lidhur me targat dhe letërnjoftimet.

I pyetur nga gazetarët se a ka gjasa që të ketë desbtabilizim të situatës, duke marrë parasysh deklaratat nga zyrtarët serb, Kurti tha se “unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që në fiqun tonë verior në skenën politike atje ka shumë politikan deri te kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, kushtetutshmëria nuk kanë alternativë dhe uroj e besoj që nesër do të shkoj gjithçka në mënyrë të qetë”.

Kryeministri theksoi se qytetarëve serb që do të hyjnë në Kosovë, nuk do tu merren dokumentet e Serbisë, por vetëm do t’u shtohet një dokument tjetër.

“Ne nuk do t’u marrim dokumentet, por ua lëshojmë një flet-deklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e tyre. Nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë. Nuk ka vend për tension, mundësi për destabilizim sepse po bëhet diçka legale”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se ata që falsin për dhunë, barrikada, bllokime, tensione flasin për veten e tyre e jo për ne.

“Ne jemi republikë demokratike, parlamentare e paqësore. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë targa të kohës së Millosheviqit t’i konvertojnë ato në targa legale RKS”, ka thënë kryeministri.

Më tej kryeministri ka folur edhe rreth deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili tha se do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri theksoi se qytetarëve serb që do të hyjnë në Kosovë, nuk do tu merren dokumentet e Serbisë, por vetëm do t’u shtohet një dokument tjetër.

“Ne nuk do tu marrim dokumentet por ua lëshojmë një flet-deklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e tyre. Nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë. Nuk ka vend për tension, mundësi për destabilizim sepse po bëhet diçka legale”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se ata që falsin për dhunë, barrikada, bllokime, tensione flasin për veten e tyre e jo për ne.

“Ne jemi republikë demokratike, parlamentare e paqësore. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë targa të kohës së Millosheviqit t’i konvertojnë ato në targa legale RKS”, ka thënë kryeministri.

Më tej kryeministri ka folur edhe rreth deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili tha se do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ata deklarojnë për çdo orë, dhe nëse unë do t’i përgjigjem deklaratave të tyre atëherë kjo ma zvogëlon kohën e qeverisjes time. Qytetarët e as deputetët nuk më kanë votuar që të bëjë komentatorin e deklaratave të Beogradit”, tha Kurti, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë mendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI