Flash

Si rusët vranë me raketë miliarderin ukrainas që eksportonte grurë në gjithë botën

Lapsi.al 31 July 2022
Si rusët vranë me raketë miliarderin ukrainas që eksportonte

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë bashkë me gruan e tij për shkak të granatimeve masive ruse ndaj qytetit jugor, Mykolaiv.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë.

Vadatursky zotëronte kompaninë “Nibulon” e përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ky ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme ka pasur edhe në një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.

A Ukrainian investigator works inside one of the damaged houses in Mykolaiv, southern Ukraine. Photo: 31 July 2022

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi. Ai është goditur vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Udhëheqësi i rajonit Vitaliy Kim tha se "kontributi i Vadatursky në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar".

Ndërsa një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se besonte se Rusia kishte shënjestruar qëllimisht biznesmenin.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore.

Marrëveshja pothuajse u prish nga një sulm rus në portin e Odesa të nesërmen.

Map showing areas of Ukraine that remain under Russian military control

Rifillimi i eksporteve ukrainase është vonuar më tej nga kontrollet e sigurisë. Por të dielën Turqia tha se anija e parë që transportonte grurë pritej të largohej nga Odesa të hënën në mëngjes.

Ukraina akuzon forcat ruse për vjedhjen e grurit nga fermat në tokat e pushtuara dhe eksportimin e tij nëpërmjet Krimesë - gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Rusia mohon pretendimet e Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI