Flash

Rrëzimi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, PD i drejtohet gjykatës

Lapsi.al 31 July 2022
Rrëzimi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor

Deputetët demokrat i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

PD i kërkon Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në cfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese.

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje.

Për deputetët demokrat ligji i investimeve strategjike “është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë”.

Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjellë shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI