Kur shihni videon, mund të mendoni se katrori ndryshon ngjyrë nga gri në rozë dhe anasjelltas. Megjithatë, lëvizja e katrorit dhe ngjyrat nëpër të cilat ai udhëton mashtrojnë trurin tuaj që të mendojë këtë. Në realitet, katrori mbetet me të njëjtën ngjyrë. Iluzioni funksionon sepse truri ynë përdor ngjyrat përreth për të bërë një supozim rreth ngjyrës së objektit në lëvizje. Truri ynë filtron gjëra të tilla si ngjyra e dritës pa e ditur ne. Megjithatë, individët mund të filtrojnë ngjyrën ndryshe. Kjo mund të bëjë që njerëzit të shohin ngjyra të ndryshme siç ishte rasti i "Fustanit" që futi njerëzit në debate në vitin 2015. ©LAPSI.alA moving square appears to change in color, though the color is constant. pic.twitter.com/phzLNgfIZy
— Akiyoshi Kitaoka (@AkiyoshiKitaoka) August 14, 2018