Flash

Grupi parlamentar i PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për komisionin hetimor për investimet strategjike

Lapsi.al 31 July 2022
Grupi parlamentar i PD çon në Kushtetuese rrëzimin e

Deputetët demokratë i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese?

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje.

Whatsapp Image 2022 07 31 At 1.47.15 Pm

Për deputetët demokratë ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhacka.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI