Flash

Arrestohet 37-vjeçari Mici, që vrau gruan me të cilën bashkëjetonte

Lapsi.al 31 July 2022
Arrestohet 37-vjeçari Mici, që vrau gruan me të cilën

Është arrestuar pas 24 orësh në arrati, Ramiz Mici, 37-vjeçari që vrau në Elbasan gruan me të cilën bashkëjetonte prej një muaji, Jetlira Elezin. Sipas disa burimeve, ishte fshehur tek përroi i Zaranikës.

Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e shpallur në kërkim, 37-vjeçarin Ramiz Mici, i cili qëlloi për vdekje me thikë gruan me të cilën bashkëjtonte, Jetlira Elezin, në të njëjtën moshë.

Sipas burimeve, shkak i vrasjes ka qënë xhelozia. Pas krimit, Mici është arratisur nga shtëpia ku kreu vrasjen dhe Policia është duke krehur zonën për gjetjen e tij.

Ramiz Mici ishte nga Selita e Mollasit, i divorcuar, me dy fëmijë. Kurse viktima, Jetmira Elezi nga Belshi. kishte një vajzë të mitur nga martesa e parë. Ata jetonin me qira në shtëpinë në lagjen "Skënderbej" të Elbasanit dhe nuk kishin një punë të qendrueshme.

Sipas Policisë, vrasja ndodhi pas mesnate duke gdhirë e shtuna, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan. Shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI