Flash

Sara Hoxha: Dua që Ledri të bëj këngë me Dua Lipën

Lapsi.al 30 July 2022
Sara Hoxha: Dua që Ledri të bëj këngë me Dua Lipën

Sara Hoxha, partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula sapo na i konfirmoi edhe njëherë që nuk është xheloze për ish-et e tij. Madje për të nuk paska aspak problem që Ledri të bëjë dhe bashkëpunime me to.

Në një interviste për “Prive”, ka qenë vetë Sara e cila e pyetur se me kë do të donte që reperi të bënte një bashkëpunim dha emrin e njërës prej ish të dashurave të Ledrit.

Sara nuk ka ngurruar aspak të përmendë emrin e Dua Lipës teksa ka shtuar: “Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”

Kujtojmë se Ledri ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” ku është pyetur nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?”

“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Ledri Vula gjithashtu na zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, tha Vula.

Të këshilluara

Donald Trump shfaqet si kurrë më parë

Disa foto të Donald Trump kanë bërë xhiron në rrjete sociale së fundmi. Ai u pa në turneun LIV Golf totalisht pa grim. Paraqitja e tij e rallë pa grim ka bërë ...

20:01

YouTube konkurencë TikTok

YouTube dëshiron të rrisë shpejt numrin e videove të shkurtra "Shorts" të disponueshme në platformën e tij, në mënyrë që të konkurrojë më mirë me TikTok. Për të...

14:14

A do të jetë Stresi pjesë e Alpha Show

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të jetë Stresi i ftuar?...

10:59

Çfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës

Tre persona pësuan lëndime të lehta në një koncert të Dua Lipa-s në Toronto të mërkurën mbrëma pasi disa fishekzjarre të paautorizuara u ndezën papritmas. Poli...

10:21

Brad Pitt nis një romancë të re

Gjashtë vjet pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt thuhet se ka nisur një romancë të re sipas PEOPLE. “Brad ka një grup të madh miqsh artistikë në L.A. m...

14:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI