Flash

Rritja e çmimeve/ Meta: Qeveria nuk meriton të qëndrojë një minutë më shumë

Lapsi.al 30 July 2022
Rritja e çmimeve/ Meta: Qeveria nuk meriton të qëndrojë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve, me të cilat po përballet Shqipëria muajt e fundit. Përmes një statusi në “Facebook”, Meta teksa bëri me dije se rritja e çmimeve po thellon varfërinë dhe po kërcënon buxhetin e familjeve shqiptare, ai i bëri thirrje qeverisë për rritje rrogash dhe pensionesh.

Ndër të tjera, ai e akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për tejkalimin e krizës së çmimeve, ndërsa  theksoi se kjo qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë në pushtet.

“Ulni çmimet! Rritni rrogat dhe pensionet! Mbështetni financiarisht çdo qytetar! Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë. Nuk gjen dot një mall dhe as merr dot një shërbim, që sot nuk është shtrenjtuar, 2 deri në 5 fish! Por ndihma ekonomike nga qeveria është zero! Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë sht...

08:16

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI