Flash

16 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes tyre 6 fëmijë

Lapsi.al 30 July 2022
16 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes tyre 6 fëmijë

Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kentakin lindor, në SHBA. Ndërkohë, numri i të vdekurve pritet të rritet ka thënë guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.Mediat e huaja raportojnë se në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë dhe një 1-vjeçar. Më shumë se 23,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Guvernatori Andy Beshear, tha se është përmbytja më e rëndë që ai ka parë deri më tani. Një pjesë e qyteteve janë zhytur nën ujë dhe disa zona janë të pakalueshme, tha ai. Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave, ku si pasojë e tyre qindra shtëpi në Kentaki janë shkatërruar, tha guvernatori.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI