Flash

Yuri Kim pas takimit me Belinda Ballukun: Korrupsioni, kërcënim serioz për sigurinë kombëtare

Lapsi.al 29 July 2022
Yuri Kim pas takimit me Belinda Ballukun: Korrupsioni, kërcënim serioz

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar sot se SHBA do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me rrethanat, pasi e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo u shpreh se në një takim të zhvilluar sot me zëvendëskryeministren Belinda Balluku ka theksuar rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi.

“Zhvillova sot një takim me Belinda Ballukun, për ta uruar për postin e ri si zëvendëskryeministre. Ne presim me padurim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Konfirmuam gjithashtu bashkëpunimin e fortë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një ekspertizë të plotë; rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe të parandalojnë përsëritjen.

Në takim theksova edhe rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si presidenti Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shkroi Kim.

Të këshilluara

Vetëvritet me armë 68-vjeçari në Delvinë

Një 68-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos” në Delvinë. Dyshohet se ai është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gj...

12:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI