Flash

Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52 vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 29 July 2022
Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52 vjeçari në

Një 52-vjeçar i identifikuar si Ilirian Mërkuri është arrestuar, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara në Tiranë.

Në operacionin policor të koduar “Medicines”, u procedua në gjendje të lirë një 47-vjeçarja me inicialet M. G., banuese në Tiranë, e cila blinte medikamentet kontrabandë.

Në banesën e 52-vjeçarit në Komunën e Parisit janë sekuestruar sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore dhe një shumë parash.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja 47-vjeçarja po blinte ilaçet të cilat rezultuan pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin sot

Shqipëria Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë...

08:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI