Flash

Rama pranon vizitën e fshehtë në Athinë dhe takimin me Princin e Arabisë

Lapsi.al 29 July 2022
Rama pranon vizitën e fshehtë në Athinë dhe takimin me

Kryeministri Rama e ka pranuar edhe vetë publikisht atë që pak ditë më parë u zbulua nga ministria e Jashtme e Arabisë Saudite. Të mërkurën kryeministri Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit grek Athinë në një vizitë për të cilën askush nuk është vënë në dijeni. Pas publikimit të lajmit se Rama kishte qenë në Athinë pati heshtje nga kryeministria. Ka qenë vetë Rama që këtë të premte gjatë një vizite në Vlorë ka zbuluar detaje.

“Unë isha edhe në Athinë ku u takova me Princin e Kurorës i cili dhe më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë, në një vizitë të reduktuar nga emocionet për arsye të tyre objektive, kështu që ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë, sidoqoftë

Ne u takuam dhe aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite për në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone dhe pastaj ata duan të shtrihen më tutje deri në Itali etj etj, energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse” - u shpreh kryeministri Rama.

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite tha në njoftimin e saj se: “Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Shqipërinë me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/KSAMOFA/status/1552599328937713665?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1552599328937713665%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Frama-takohet-me-princin-e-kurores-mohammed-bin-salman-bin-abdulaziz-nga-arabia-saudite-ne-athine%2F

Të këshilluara

Durrës, 42-vjeçari vetëvaret në banesë

Policia e Durrësit ka njoftuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar, ku një person është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Grupi hetimor n...

19:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI