Flash

Qeveria: Mbi 98% e shërbimeve online janë sërish funksionale, asnjë e dhënë nuk është fshirë

Lapsi.al 29 July 2022
Qeveria: Mbi 98% e shërbimeve online janë sërish funksionale,

Drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj ka deklaruar në konferencën për mediat se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë.

Ajo tha se asnjë e dhënë nuk është fshirë ndërsa theksoi se ishin dy lloje sulmesh.

“Administrata publike i është rikthyer normalitetit dhe procesit të punës hap pas hapi. Është izoluar aktiviteti keqdashës. ASHI po punon me partnerët e Microsoftit.

Ky sulm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Ishin dy lloje sulmesh. Aktiviteti i parë ishte një lloj Rowsomewhere që ka për qëllim marrjen e të dhënave kundrejt një pagese.

Por në këtë rast ishte për të larguar vëmendjen nga qëllimi i vërtetë të sulmit për fshirjen e të dhënave. Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online.

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

Vetëvritet me armë 68-vjeçari në Delvinë

Një 68-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos” në Delvinë. Dyshohet se ai është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gj...

12:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI