Flash

Kriza prek tregtinë, por jo udhëtimet/ Rritet numri i pasagjerëve në porte dhe aeroport

Lapsi.al 29 July 2022
Kriza prek tregtinë, por jo udhëtimet/ Rritet numri i pasagjerëve

Çmimet e larta të mallrave po ndikojnë në rënien e volumeve tregtare, sidomos importeve, ndërsa individët duken të “pashqetësuar”, teksa udhëtimet përmes ajrit dhe detit po rriten me ritme të larta, pas kufizimeve të pandemisë.

Rritjen më të fortë e kanë shënuar udhëtimet e pasagjerëve nga ajri që pothuajse janë trefishuar në 6 mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në krahasim me vitin 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet ajrore, janë rritur me 48%.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2022 është 307,8 mijë tonë, duke u ulur me 25,3%, krahasuar me Qershor 2021. Burime nga Porti i Durrësit bënë të ditur se në qershor nuk ka pasur asnjë zhdoganim të anijeve me grurë, ndërsa rritja e fortë e çmimeve të materialeve të ndërtimit ka frenuar disi importet e tyre.

Në muajin Qershor 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.718 mijë tonë- kilometër, duke u ulur me 15,0%, krahasuar me Qershor 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 163,9 tonë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.079,5 mijë tonë, duke u ulur me 11,3%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 10.075 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 32,6%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 981,3 tonë, duke u rritur me 1,8%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Rriten ndjeshëm numri i pasagjerëve nga deti, trefishohet nga ajri

Në Qershor 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 103.467 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është rritur me 2,5 herë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.221 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është ulur me 56,4%.

Në muajin Qershor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 82,7% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2022 është 500.512 pasagjerë, duke u rritur me 91,8%, krahasuar me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 344.340 pasagjerë, duke u rritur me 75,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 8.847 pasagjerë, duke u rritur me 75,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është 2.098.578 pasagjerë, duke u rritur me 2,8 herë, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet, rritja është 48%./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të v...

07:20

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI