Flash

Çfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës

Lapsi.al 29 July 2022
Çfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës

Tre persona pësuan lëndime të lehta në një koncert të Dua Lipa-s në Toronto të mërkurën mbrëma pasi disa fishekzjarre të paautorizuara u ndezën papritmas.

Policia është përgjigjur rreth orës 23:42 për të raportuar se dikush kishte hedhur fishekzjarre në fund të shfaqjes së Lipës, thotë për PEOPLE, polici Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median.

Tre persona u plagosën lehtë dhe menjëherë erdhën ambulancat.

“Ishte në fund, gjatë këngës së saj të fundit, kështu që menduam se fishezjarrët ishin pjesë e finales,” thotë një pjesëmarrëse në koncert për PEOPLE.

Fishekzjarret nuk kanë shkaktuar dëme dhe policia nuk ka asnjë të dyshuar për momentin. Chung thotë se incidenti është duke u hetuar dhe zyrtarët po punojnë duke siguruar kamerat.

Një përfaqësues i Lipës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment.

Fishekzjarret renditen si një artikull i ndaluar në Scotiabank dhe në faqen e internetit të arenës thuhet se kushdo që i posedon do t’i refuzohet hyrja dhe fishekzjarrët do t’i dorëzohen policisë.

Videoja e incidentit e shpërndarë në mediat sociale tregon fishekzjarrët që shpërthejnë ndërsa Lipa, 26 vjeçe, po fliste në skenë dhe i kërkonte turmës të duartrokiste për kërcimtarët e saj.

Një video e shpërndarë në TikTok tregon Lipën, e cila duket e hutuar nga shpërthimet.

Të këshilluara

Brad Pitt nis një romancë të re

Gjashtë vjet pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt thuhet se ka nisur një romancë të re sipas PEOPLE. “Brad ka një grup të madh miqsh artistikë në L.A. m...

14:16

Gerard Pique i kërkon paqe Shakirës

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, duket se gjërat mes Shakirës dhe Gerard Piqué po marrin një rrjedhë përfundimtare, pasi këngëtarja kolumbiane është gati që të tr...

10:55

Sara Hoxha pjesë e Top Channel?

Sara Hoxha, Sara e Ledrit dhe jo e Ledionit ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e afërta në karrierë. Si duket plani m...

10:04

Çfarë vendosi gjykata për Feron

1 muaj paraburgim për Feron. Kështu vendosi Gjykata e Gjilanit pas videos së publikuar në rrjet ku ai dhunonte një person. Në video, Fero shihej duke qëlluar...

15:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI