Flash

Albin Kurti: Takimi me Vuçiçin mund të mbahet në fund të gushtit

Lapsi.al 29 July 2022
Albin Kurti: Takimi me Vuçiçin mund të mbahet në fund

Në vend se të ndodhë takimi [me Vuçiqin] me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur pyet për takimin e radhës në Bruksel.

Sipas tij, takimi i 19 korrikut ka dështuar për shkak se Beogradi e ka refuzuar atë dhe kërkuar një shtyrje mbi një mujore.

Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë të nënshkruar me MCC-në dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ndërsa bisedimet me Serbinë kanë ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, Kurti tha se Kosova asnjëherë nuk e ka mohuar rëndësinë e bisedimeve por se ato duhet të jenë parimore dhe me synimin përfundimtar për njohje reciproke.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI