Flash

Zjarr në fshatrat e Lushnjes, digjen kodrat me ullinj

Lapsi.al 28 July 2022
Zjarr në fshatrat e Lushnjes, digjen kodrat me ullinj

Një zjarr ka rënë në kodrat e ullishteve midis fshatit Karbunarë dhe Balaj. Dhjetëra hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar totalisht nga flaket ndonëse në terren janë. Dy zjarrfikëse të Lushnjes dhe dy nga Divjaka dhe Patosi. Flakët e zjarrit kanë djegur plotësisht tokat e kultivuara me ullinj shkurre e bar të thatë, por edhe nga fondi pyjor.

Edhe në këtë rast zjarrfikësit kanë luajtur rolin e vëzhguesit nga rruga nacionale pasi e kanë pasur të pamundur të hyjnë në terrenin e vështirë malor dhe pa rrugë komunikuese. Uniformat blu paraprakisht kanë njoftuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka nisur rreth mesditës. Dy mjete të vogla që manovruan ne zone kanë shmangur rrezikun në antenat e transmetimit dhe pranë banesave.

Megjithëse janë ndaluar nga policia disa persona për zjarrvënie ditë më parë ende nuk ndalet vala e zjarreve kryesisht në zonën kodrinore të bashkisë Lushnje. Vetë banorët dhe trupa e zjarrfikëse me mjete rrethanore janë munduar të mbajnë larg flakët nga pronat e tyre ndërsa zjarri ka djegur çka ka gjetur përpara. Vatrat re zjarrit aktualisht janë izoluar dhe janë vënë nën kontroll dhe zjarrfikësit janë në pritje për të parë mos ka riaktivizim ndërsa demi material ne drufrutore është i pallogaritshëm.

Të këshilluara

Gledis Nano paraqitet në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka shkuar ditën e sotme në SPAK, por arsyet e paraqitjes së kreut të Policisë së Shtetit në Proku...

14:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI