Flash

Meta takim me të rinjtë: Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është pushteti, por referendumi

Lapsi.al 28 July 2022
Meta takim me të rinjtë: Qëllimi i Partisë së

Takimin e  parë pas rikthimit në politikën aktive, Ilir Meta e zhvilloi me të rinjtë. Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se shifrat e të rinjve që largohen nga vendi janë alarmante.

Ai tha se qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është thjeshtë pushteti, por vetëm referendumi. Meta premtoi përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

“Largimi është i qëllimshëm.  Mosha më aktive largohen nga vendi. Ka shifra alarmante të largimeve. Pse janë gjërat në një drejtim kaq të gabuar që duhet të marrin një kthesë.

Nëse vazhdohet kështu sipas OKB Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash. Është një detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Ti japim prespektivë rinisë. Duke i bërë pjesë të vendimmarrjes. Politikat përjashtuese, denigruese kanë sjellë pikërisht atë cënim të dinjitetit dhe të respektimit të personalitetit të tyre.

Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është vetëm pushteti, por referendumi. Po të jetë për pushtetin është në rregull kjo qeveri që kujdeset vetëm për pushtetin e saj dhe e përdor për të shtypur në të gjitha format. Në këtë drejtim unë jam shumë optimist se hapësira e vendimmarrjes tuaj do të jetë e pamatë dhe e të gjithë të rinjve që do të bashkohen. Unë kam dëshmuar në të kaluarën se u kam dhënë hapësirë të rinjve më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI