Flash

Kontrolle për kultivimin e lëndëve narkotike në Mat, në pranga 44-vjeçari

Lapsi.al 28 July 2022
Kontrolle për kultivimin e lëndëve narkotike në Mat, në

Një 44-vjeçar nga Mati është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivonte kanabis. Nga policia mësohet se u finalizua operacioni policor i koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L.,  44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

44-vjeçari A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Por parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të sh...

07:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI