Flash

Ilir Meta: Aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal shpopullimit

Lapsi.al 28 July 2022
Ilir Meta: Aleancë mbarëkombëtarë për t’i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se me politikën që ndjek qeveria Rama, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit dhe per kete arsye ka ftuar te rinjte ne nje aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal ketij fenomeni shqetesues per vendin.

"Partia e Lirisë është këtu për ti dhënë fund kësaj keqqeverisje të qëllimshme, që ka në program shpopullimin e vendit dhe demotivimin e rinisë për të qëndruar këtu e për të pasur një jetë të sigurt të niveleve e standarteve evropianë.

Ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të jenë shumë herë më aktivë në jetën politike dhe të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për t’i thënë ndal shpopullimit të vendit dhe për të ndërtuar politika transparente, konkrete, afatgjata, me paketa të plota ligjore që të mbështesin të rinjtë e të rejat, zhvillimin cilësor e gjithëpërfshirës, kualifikimin e të rinjve të rejave, që të ndërtojnë biznese të reja, ne këtë do e bëjmë duke bashkëpunuar ngushtë me ju e duke ju dëgjuar me vëmendje.

Partia e Lirisë si parti e shpresës, parti e rinisë do të mbahet mend për një kthesë rrënjësore të vendit tonë duke i dhënë fund rënies së lirë në humnerën e shpopullimit dhe korrupsionit dhe duke marrë drejtimin e duhur atë të një rruge demokratike, kushtetuese dhe sociale që krijon mundësi të gjithëve e në radhë të parë të rinjve e të rejave." - u shpreh Meta.

Lexo më tej: Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI